Triçkovski dhe Musliu: Do të mundohemi sërish të gëzojmë opinionin sportiv

Publikuar më 10 Ноември, 2017 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë përfundoi përgatitjet për fund triumfues të vitit 2017 në të cilin kemi pësuar vetëm një humbje nga Spanja dhe kemi seri prej katër ndeshjeve pa disfatë. Fitoren e parë në duelet mes veti përballë Norvegjisë e kërkojmë nesër në orën 18:30 në stadiumin nacional “Filipi i Dytë” në Shkup.

Reprezentuesit Ivan Triçkovski dhe Visar Musliu thonë se forma dhe atmosfera pozitive në seancat stërvitore duhet të bartet në teren kundër rivalit të papërshtatshëm.

“E dimë se Norvegjia është kundërshtar shumë i papërshtatshëm, i fortë në lojën në duel dhe agresiv në çdo pjesë të terrenit. Këtë vit kemi luajtur vërtet ndeshje të shkëlqyeshme, rezultatet gjithashtu janë pozitiv dhe shpresoj që me fitore të mbyllim këtë vit. Secili që do të ketë shansin të luajë nga seleksionuesi duhet të jep më të mirën nga vetja. Edhe pse është ndeshje kontrolluese, në takimin e nesërm duhet të kemi qasje sikur të jetë ndeshje kualifikuese dhe sërish të gëzohemi në rezultat pozitiv”, thotë Ivan Triçkovski.

“Përgatitjet kanë kaluar në atmosferë më të mirë, gjithë janë pozitiv dhe duam sukses të ri. Duhet të imponojmë stilin tonë të lojës. Të jemi të pozicionuar në vendin e duhur, të mbulojmë atje ku duhet dhe sigruisht, të kërkojmë të sulmojmë. Shumë janë ata që flasin për rezultatet tona këtë vit dhe vërtet na vjen mirë për këtë. Do të mundohemi sërish të kënaqim opinionin”, deklaroi Visar Musliu.




   
   
Reprezentacioni A