Trening ndeshja ndërmjet futbollistëve të gjeneratës 1996/1997 të dielën ora 10:00

Publikuar më 03 Јуни, 2017 Lajme, Deri më 21 vjet


Gjenerata e futbollistëve të Maqedonisë të lindur në vitet 1996/1997 e cila do të bart barën në eliminatoret për KE deri U 21 që do të luhet në Itali dhe nga e cila seleksionuesi Bllagoja Milevski do të kyçë së paku gjashtë emra për Kampionatin Evropian që këtë muaj do të zhvillohet në Poloni, të dielën në orën 10:00 do të zhvillojë trening ndeshje me të cilën do të përmbyllin kampin selektiv që nisi më 1 qershor.
Seleksionuesi Milevski thotë se nesër në ndeshjen kontrolluese mes veti futbollistët kanë mundëdi të imponohen dhe të realizojnë atë që këtkohet nga secili lojtar në secilën pozitë. Ende hapur janë dy deri tre vende për udhëtuesit në KE.
"Kemi thënë se lista e futbollistëve të ftuar për Kampionatin Evropian do të plotësohet me gjashtë deri shtatë futbollistë nga gjenerata e re 96/97. Kush do të imponohet do të shofim nesër, ka dy deri tre vende për të cilat ende nuk jam i sigurtë, gjegjësisht do të vendosim pas ndeshjes së nesërme. Nga vetë futbollistët, nga angazhimi i tyre dhe realizimi i asaj që kërkohet nga çdo futbollist në secilën pozitë do të varet se a do të konkurojnë për vend në Kampionatin Evropian në Poloni. Nëse atë e bartin në teren dhe imponohen në mënyrën e vërtetë, atëherë ne si staf teknik do të kemi relativisht punë më të lehtë", deklaroi Bllagoja Milevski.
Futbollistët të cilët janë gjetur në listën e Milevskit për KE në Poloni nesër kanë grumbullimin e parë në orën 17:00 në hotelin "Aleksandar Pallas".



   
   
Reprezentacioni A