Transmetime direkte nga Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë

Publikuar më 26 Февруари, 2015 Lajme


Mbështetësit e futbollit të Maqedonisë të dielën në orën 14:00 do të kenë mundësinë që ndeshjen e Ligës së Parë ndërmjet Rabotniçkit dhe Horizont Turnovës në stadiumin ‘Filipi i Dtë’ në Shkup ta ndjekin direkt në transmetimin e Radio Televizionit të Maqedonisë.

Direkt përmes faqes zyrtare të Federatës së futbollit të Maqedonisë, www.ffm.mk të dielën nga ora 14:00 do mund të ndiqet takimi që do të zhvillohet në Manastir, ndërmjet Pelisterit dhe Bregallnicës. Të dyja ndeshjet janë në kuadër të xhiros së 18-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Në duelet tjera të xhiros së 18-të takohen: Teteksi-Shkëndija, Sileksi-Vardari dhe Renova-Metalurgu.

Pelisteri-Bregallnica, 01 mars, ora 14:00 – www.ffm.mk

Rabotniçki-Horizont T., 01 mars, ora 14:00 – Radio Televizioni i Maqedonisë.



   
   
Reprezentacioni A