Trajkovski kthehet te Palermo, Pandev, Triçkovski dhe Zhuta të lënduar

Publikuar më 24 Март, 2016 Lajme

Përfaqësuesja A e Maqedonisë pas humbjes 1:0 nga Sllovenia përballet me probleme shtesë në vigjilie të ndeshjes së dytë kontrolluese me Bullgarinë të martën e ardhshëme në Shkup.

Me marrëveshje të dyanshme ndërmjet seleksionuesit të Maqedonisë dhe stafit teknik të Palermos, është vendosur që para kohe të kthehet në klubin e tij Aleksandar Trajkovski, që nënkupton se ai nuk do të luajë të martën. Përveç tij, në pikëpyetje për takimin e rradhës janë edhe Pandev, Triçkovski dhe Zhuta. Goran Pandev u zëvendësua në pauzën mes dy pjesëve kundër Sllovenisë pas një goditje në kokë dhe është vendosur që të kursehet në stërvitjen e sotme. Ivan Triçkovski ka kontuzion të krahërorit, ndërsa Leonard Zhuta ka të lënduar kyçin e këmbës. Për të tre futbollistët në ditët në vijim do të vendoset nëse do të jenë të gatshëm për të luajtur në ndeshjen e rradhës me Bullgarinë. Stafi teknik i ekipit përfaqësues do të vendos në mënyrë plotësuese nëse do të ketë ftesë për ndonjë futbollist shtesë për të plotësuar mungesat e shfaqura.

Maqedonia sot kishte stërvitje në Slloveni, ndërsa pas ditë përfaqësuesja kthehet në Maqedoni ku do të ushtrojë deri në ndeshjen me bullgarët.

Ndeshja Maqedoni-Bullgari luhet të martën e ardhshme (29.03.2016) në arenën nacionale ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 19:00. 



   
   
Reprezentacioni A