Publikuar më 07 Септември, 2018 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja A e Maqedonisë pas fitores së mbrëmshme 2:0 në transfertën me Gjibraltarin sot është kthyer në Shkup, ndërsa stafi teknik pasdite futbollistëve u servoi seancë stërvitore në qendrën "Petar Milloshevski". Tashmë vëmendja është kthyer ka sfida e të dielës me Armeninë në Shkup me fillim në orën 18:00 në kuadër të grupit të katërt në divizionin D.
"Fituam kundër Gjibraltarit në mënyrën që deshtëm. Nuk u harxhuam shumë energji, realizuam dy gola në pjesën e parë që ishte e mjaftueshme për të realizuar atë kishim planifikuar. Armenia do të jetë rival më i vështirë, gjithsesi përfaqësuese shumë më cilësore se Gjibraltari, mirëpo ne jemi në seri të shkëlqyeshme dhe nuk mendojmë të ndalemi. Kemi kohë për analizë, do të zhvillojmë tre seanca stërvitore këto ditë para ndeshjes dhe të gjithë jemi optimistë për rezultat tjetër pozitiv. Mbështetja nga publiku do të na vlejë shumë, shpresoj e njejta mos mungojë", shprehet sulmuesi Aleksandar Trajkovski.
"Mbrojtja kundër Gjibraltarit ishte në nivel, mirëpo patjetër të jemi shumë më të koncentruar në duelin me Armeninë. Të gjithë jemi pozitivë, Maqedonia është në seri pozitive të rezultateve dhe nëse do të kemi qasje si në ndeshjet e kaluara, kjo seri do të vazhdojë. Thëras publikun të vijnë të na përkrahë dhe bashkarisht t'i gëzohemi fitores", shtoi Kire Ristevski.