Totre dhe Micevski: Pas kualifikimit në Europian, dëshirojmë promovim në Ligën B

Publikuar më 16 Ноември, 2020 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja e Maqedonisë sot ka arritur në Nikozi, aty ku të mërkurën do të luajnë ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve kundër Armenisë. Sonte reprezentuesit zhvilluan një stërvitje të lehtë, ndërsa për pritshmëritë për ndeshjen ndaj Armenisë folën futbollisti i Shkëndijës, Enur Totre dhe Darko Micevski i Vardarit.


“Për ne kryesore ishte të kualifikohemi në Kampionatin Europian dhe atë e arritëm. Por për ne çdo ndeshje është e rëndësishme dhe e vlerësojmë. E njohim Armeninë, por për ne më e rëndësishme është që ti zbatojmë detyrat e stafit teknik dhe ti marrim pikat maksimale. Kemi shumë ndryshime, shumë futbollistë na mungojnë, por unë besoj se ne që jemi këtu do të japim maksimumin. Kryesore është që të jemi në vendin e parë në grup, e cila sjell kualifikimin në Ligën B”, tha Totre.


“Gjithmonë është nder të jesh pjesë e përfaqësueses së vendit. Do të mundohem të shfrytëzojë shansin. Nuk ndjejë presion nga ajo që duhet ti zëvendësojë Elmasin, Ademin, Bardhi në repartin e mesfushës. Secili futbollist digjet nga dëshira për të luajtur për shtetin e tij”, tha Darko Micevski. 




   
   
Reprezentacioni A