Toni Jakimovski: Të mbyllim me sukses ciklin e përbashkët trevjeçar

Publikuar më 07 Декември, 2023 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja e Maqedonisë deri në 19 vjeç ka mësuar emrat e kundërshtarëve në raundin elitar të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në Irlandën e Veriut nga data 15 deri më 25 korrik të vitit të ardhshëm.

Gjeneratën të cilën e udhëheq seleksionuesi Toni Jakimovski bënë pjesë në grupin 7 me përfaqësueset e Zvicrës, Ukrainës dhe Letonisë.

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë deri në 19 vjeç, Toni Jakimovski dha mendimin e tij dhe një analizë të shkurtër për grupin nga raundi elitar i kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

- Jam i kënaqur me shortin, jemi në një grup të mirë. Realisht, mund të kishim  hasur në kundërshtarë edhe më të rëndë. Megjithatë në futbollin e sotëm, futbollin modern, nuk ka kombëtare të dobëta dhe të forta, të gjitha disponojnë cilësi të kufizuara dhe dinë të luajnë futboll në nivelin më të lartë.

- Shpresoj që në kualifikimet e ardhshme në kuadër të Elite Round për kualifikim në Kampionatin Evropian, mbi të gjitha, të arrijmë të ruajmë vazhdimësinë e lojës së mirë dhe rezultateve pozitive. Nuk do të jetë aspak e lehtë, por ne jemi gati për këtë sfidë.

- Motivimi tek futbollistët e mi dhe tek i gjithë stafi është në nivel të lartë. Do të bëjmë maksimumin për të arritur një hap më tej dhe për të siguruar një vend në Kampionatin Evropian. 

– Ekziston një dëshirë e madhe tek futbollistët e mi për të dëshmuar kualitetet e tyre. Shpresoj që kjo të mos mungojë dhe të jemi në gjendje të prezantohemi sa më mirë në muajin mars. Ta mbyllim me sukses këtë cikël trevjeçar.

- Shpresoj që në periudhën e ardhshme të përgatitjeve, të gjithë futbollistët të jenë me shëndet të plotë dhe t'i kem në dispozicion. Na presin dy ndeshje kontrolluese në Shkup kundër përfaqësueseve të B e H më 27 dhe 29 shkurt. Do të jenë këto edhe dy ndeshjet e fundit kontrolluese para fillimit të eliminatoreve për kualifikim në KE. 

- Kam besimin maksimal te kjo gjeneratë futbollistësh. Treguam karakter, vendosshmëri dhe dëshirë të madhe për të arritur deri te suksesi. Besoj që mund të bëjmë dhe të arrijmë diçka më shumë, shpresoj që të sigurojmë një vend në Kampionatin e ardhshëm Evropian.

Kualifikueset në kuadër të raundit elitar do të luhen nga data 18 deri më 26 mars të vitit 2024.



   
   
Reprezentacioni A