Publikuar më 07 Март, 2022 në Lajme, Lajme
Ish-kapiteni i përfaqësueses A të
Maqedonisë, Tome Paçovski është pjesëtar i ri stafit teknik të ekipit tonë më të
mirë përfaqësues.
Ish portieri i ekipeve vendore si Pelisteri, Bregallnica, Dellçevo, Rabotniçki, Vardari dhe ekipeve ndërkombëtare si Jonikos (Greqi) dhe Bershot e Mehelen të Belgjikës do të jetë pjesë e stafit teknik të seleksionuesit Bllagoja Milevski në postin e trajnerit të portierëve në përfaqësuesen A të Maqedonisë.
- Për mua është nder i veçant që do më jepet mundësia të punojë në ekipin përfaqësues të Maqedonisë. Jam shumë i lumtur që i bashkohem skuadrës që drejtohet nga seleksionuesi Milevski. Unë besoj në këtë ekip dhe shpresoj të ndihmoj. Kemi lojtarë potencialë, cilësorë, një trajner që studion, nuk i lë asgjë rastit, punon sipas një programi të planifikuar dhe dëshiron futboll modern.
- I njoh futbollistët në ekip, kemi portier cilësor dhe do të përpiqem të ndihmojë të jenë edhe më të mirë në paraqitjet e tyre. Së bashku do të përpiqemi ta ruajmë dhe përmirësojmë atmosferën pozitive në ekip.
Tome Paçovski regjistron 46 paraqitje me ekipin përfaqësues. Ai me përfaqësuesen e Maqedonisë debutoi në vitin 2006 në ndeshjen kontrolluese kundër Turqisë, ndërsa paraqitjen e fundit me fanellën e Maqedonisë e kishte kundër Ukrainës në vitin 2015.