Publikuar më 13 Ноември, 2021 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja
U21 e Maqedonisë i vazhdon përgatitjet në kampin-stërvitor “Petar Milloshevski”
dhe pas barazimit me Ukrainën, fokusi është drejtur kah Franca në ndeshjen e
vlefshme për xhiron e 6-të të eliminatoreve për Kampionatin Europian që do të
zhvillohet vitin 2023 në Rumani dhe Gjeorgji.
Autori i golit të vetëm për Maqedoninë në ndeshjen ndaj Ukrainës, Tomçe Grozdanovski është i kënaqur me lojën kundër Ukrainës, veçanarisht në pjesën e dytë.
“Atmosfera në ekip është nivel të lartë, këtu në përfaqësuese funksionojmë të gjithë si një ekip, ajo shihet edhe në ndeshje. Sa i përket takimit me Ukrainën, luajtëm një ndeshje cilësore, veçanarisht në pjesën e dytë kundër një kundërshtari të fortë. Ndeshjen e nisëm të tërhequr në pjesën tonë, vrapuam shumë, por nuk arritëm ta imponojmë lojën tonë. Por, në pjesën e dytë luajtëm më lirshëm, me agresivitet dhe hapur dhe në fund kishim mundësi ti fitojmë edhe tri pikët, megjithatë nuk kishim fat. Tashmë mendojmë vetëm për Francën, përfaqësuese e cila është top-favorit i grupit. Besoj te bashkëlojtarët dhe te kjo përfaqësuese, nëse luajmë sipas strategjisë së seleksionuesit, besoj se mund ta befasojmë Francën. Ky ekip posedon futbollist cilësor dhe ka potencial të madh”.
Të përzgjedhurit e Dragi Kanatllarovski me 15 nëntor të martën në arenën “Todor Proeski” përballet me Francën në ndeshjen e xhiros së 6-të të eliminatoreve për KE.