Tiveria fitoi Kupën e Maqedonisë në konkurencë të femrave

Publikuar më 30 Мај, 2018 Lajme


Skuadra e Tiverisë nga Strumica është fituese e Kupës së Maqedonisë në konkurencë të femrave. Në finalen e madhe me rezultat bindës 5:0 u mund Dragon në stadiumin në Pehçevë.

Në pjesën e parë, strumicaset kishin një gol epërsi, ndërsa dominimin e dëshmuan në pjesën e dytë me katër gola. Teodora Dimoska hapi rezultatin, ndërsa në vazhdim shënuan edhe kapitenja Aleksandra Ristovska, Rabia Dervishi dhe Angela Stojkovska që shënoi dy herë. 



   
   
Reprezentacioni A