Tikveshi fitues i Kupës së Maqedonisë

Publikuar më 22 Мај, 2024 Lajme


Skuadra e Tikveshit është fituese e Kupës së Maqedonisë, pasi sot në një ndeshje interesante mori fitore me rezultat 2:1 ndaj Voska Sport në finalen e 31-të. 

Skuadra e drejtuar nga Gjorgi Mojsov ishte kundërshtari më i mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe me meritë u gëzua për trofeun e parë të fituar, i cili përmbylli sezonin e shkëlqyer.

Skuadra nga Kavadari me këtë triumf siguroi pjesëmarrjen në kualifikueset e Ligës së Konferencës.

Pjesa e parë i takoi tërësisht ekipit nga Kavadari. Lojën e mirë dhe dominimin arritën ta kurorëzojnë me golin e mrekullueshëm të Stojkoskit nga gjuajtja e lirë në minutën e 41-të të ndeshjes.

Në pjesën e dytë, Luan Silva shënoi në minutën e 59-të për të kaluar Tikvesh në avantazh për 2:0.

Shifrat finale për 2:1 i bëri Sharkoski, pas një gabimi të portierit të kavadarit.

TIKVESH: Rener, Fetai, Karceski, Luan Silva, Mojsov, Spahiu (87. Maleski), Spirkoski, Stojkoski (90+3. Mihailov), Todorov, Varelovski, Robertinho (83. Stoimenovski).

Trajner: Gjorgi Mojsov

VOSKA: Zahov, Açimoviç (46,. Georgiev), Mensalao (62. Sharkoski), Jasharoski (46,. Jahja), Koçoski, Marusic, Nikoliq, Stiepoviç, Todoroski (72. Ibraimi), Trpeski (46,. Jusufi).

Trajner: Srgjan Zaharievski




   
   
Reprezentacioni A