Tikveshi dhe Renova sigurojnë Ligën e Parë për sezonin 2021/22

Publikuar më 25 Мај, 2021 Lajme


Skuadra e Renovës dhe Tikveshit kanë siguruar një vend në Ligën e Parë për sezonin garues 2021/22 pasi në ndeshjet e sotme të balotazhi fituan respekvisht ndaj Ohrit dhe Sileksit.

Renova pas ekzekutimit të penalltive fitojë ndaj Ohrit në stadiumin “Petar Milloshevski”, përderisa në arenën “Todor Proeski”, Tikveshi e mundi Sileksin me rezultatin 1:0.

Ediz Spahiu në minutën e 54-t arriti të realizojë golin e fitores për skuadrën nga Kavadari. Tikveshi pas 17 viteve rikthehet në kampionatin më të fortë të futbollit në Maqedoni.

Në “Petar Milloshevski”, Ohri udhëhiqte me 1:0 dhe 2:1 ndaj Renovës, por skuadra nga Xhepçishti luftoi për penallti, duke barazuar 2:2 në minutën e 89-të.

Në serinë e penalltive, Renova arriti që të sigurojë mbijetesën në elitë edhe për sezonin e ardhshëm. Futbollistët e Ohrit ishin në epërsi 2:0 në ekzekutimin e penalltive, por në vijim humbën tri tentimet për gol nga 11 metra. 




   
   
Reprezentacioni A