Tikveshi - Voska Sport do të zhvillohet në Strumicë

Publikuar më 18 Мај, 2022 Lajme


Ndeshja ndërmjet Tikveshit dhe Voska Sport e vlefshme për balotazhin në Ligën e Parë do të luhet në stadiumin “Mlladost” në Strumicë.

Në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Sigurisë dhe Komisionit të Garave në kuadër të FFM-së në bashkëpunim me MPB-në, është marrë vendimi për përcaktimin e stadiumit për ndeshjen.

FFM përmes Komisionit të Sigurisë i ka dërguar një shkresë MPB-së duke kërkuar informacion në pjesën e marrjes së masave të sigurisë për të luajtur në mënyrën më të mirë ndeshja e balotazhit Tikvesh – Voska dhe Komisioni i Garave do të veprojë në përputhje me informacionet e marra.

Si Federatë e Futbollit të Maqedonisë falënderojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme për bashkëpunimin konstruktiv siç ka qenë deri më tani.

Besojmë se me zbatimin e rregulloreve dhe respektimin e masave parandaluese nga institucionet dhe organet kompetente garantohet një spektakël i vërtetë i futbollit.

Federata e Futbollit të Maqedonisë do të bëjë gjithçka që është në kompetencë të federatës, që dy ndeshjet e balotazhit të luhen në një atmosferë sportive dhe korrekte.

Na vjen mirë që interesimi i publikut për këto gara është i madh. Kjo konfirmon se jemi në rrugën e duhur.

Futbolli fiton.



   
   
Reprezentacioni A