Publikuar më 16 Јули, 2020 në Lajme
Federata e Futbollit të Maqedonisë shpall thirrje për paraqitje të skuadrave të femrave për plotësim të dy vendeve në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë në konkurencë të femrave, për sezonin garues 2020/21.
Afati i paraqitjes është më së voni deri më 21.07.2020.
Me fletëparaqitjen duhet të dorëzohen edhe këto dokumente:
1. Vendim për regjistrim në Regjistrin Qendror
2. Statusi aktual nga Regjistri Qendror - jo më i vjetër se 60 (gjashtëdhjetë) ditë
3. Vendim nga Agjencia për Rini dhe Sport për kryerjen e veprimtarisë sportive
4. Vërtetim nga LFK
5. Lista e futbollisteve me numër ID nga sistemi COMET (më së paku 25 futbolliste)
6. Terren kryesorë dhe alternativ
Aplikim i plotësuar, në lidhëse të këtij publikimi, bashkë me dokumentet e kërkuara të dorëzohen në arhivën, në adresën bul. ASNOM nr. 21 - Shkup dhe në postën elektronike: kushtrim.luma@ffm.com.mk në afatin e paraparë.
Në rast se paraqiten më shumë se dy ekipe, përparësi do të kenë skuadrat që do të dorëzojnë më herët kërkesën.
Fletëparaqitje për klube futbolli të femrave 2020/21.doc