Testimet mjekësore tregojnë se bëhet fjalë për virozë dhe jo helmim të futbollistëve

Publikuar më 12 Октомври, 2018 Lajme


Testimet e deritashme dhe rezultatet nga ekzaminimet në spitalin klinik 'Sistina' në lidhje me dhimbjet e barkut të disa futbollistëve të përfaqësueses A të Maqedonisë tregojnë se bëhet fjalë për virozë në stomak. 

Ekzaminimet japin pasqyrë se arsyeja objektive për gjendjen e një pjese të futbollistëve të ekipit nacional nuk është helmimi me ushqim. Në mënyrë shtesë janë marrë gjitha masat e nevojshme në aspekt epidemik për qartësim të plotë të arsyeve që sollën këtë situatë.

Ekipi mjekësorë i përfaqësueses vazhdimisht ndjek gjendjen e secilit person të kyçur në reprezentacion dhe ndërmer aktivitetet e nevojshme.



   
   
Reprezentacioni A