Publikuar më 28 Април, 2016 në Lajme
Federata e futbollit të Maqedonisë përfundoi pjesën e vet të marrëveshjes ndërjet FFM-së, Komunës së Manastirit dhe UEFA-së, duke përfunduar aktivitetet në lidhje me ndërtimin e terenit modern me system për kullim dhe ujitje sipas standardeve më të larta të UEFA-së.
Detyrë e vetëqeverisjes lokale është ndërtimi i tribunës së mbuluar me së paku 5000 ulëse, si dhe rikonstruimi i hapsirave nën tribuna, ku duhet të përshtaten zhveshtore modern dhe hapsirat e nevojshme për një stadium reprezentues.
Tereni me bar natryal i vendosur në terenin kryesor të stadiumin ‘Tumbe Kafe’ në Manastir është punuar sipas kriteriumeve më të larta të UEFA-së dhe plotëson kushtet për të pritur gjithë ekipet reprezentuese apo ekipeve për ndeshje ndërkombëtare.
Në lëshimin e sotëm zyrtarisht në përdorim të terenit të ri me bar natyral dhe sistemin e kullimit mori pjesë delegacion nga Federata e futbollit të Maqedonsië dhe përfaqësues të Komunës së Tetovës.