Publikuar më 06 Декември, 2018 në Lajme
Të premten në orën 13:00 në ‘Shtëpinë e futbollit’ do të hidhet shorit për të formuar dyshet që do të përballen ne gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë.
Kualifikim në mesin e katër skuadrave më të mira të edicionit të sivjetshëm të garës më masovike në vend kanë siguruar Akademia Pandev, Pobeda, Bellasica dhe Makedonija Gj.P..
Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen në mars të vitit të ardhshëm, ndërsa takimet e kthimit janë paraparë të zhvillohen në muajin prill.