Publikuar më 12 Ноември, 2014 në Lajme, Lajme
Të mbështesim përfaqësuesen e futbollit të Maqedonisë në një prej ndeshjeve mëtë rëndësishme për kualifikim në Euro 2016. Kundër Sllovakisë, për Maqedoninë.
Pjesa më e madhe e biletave për ndeshjen (80% e kapacitetit të stadiumit ‘Filipi i Dytë’) në shitje për 100, 150, 200, 250 dhe 300 denarë.
Biletat mund të sigurohen në rrjetin shitës të ‘Mk Tickets’ dhe në sallonet shitëse të:
‘ONE’ në gjithë shtetin, Jugoton, Sallës Univerzale, Tobako MPM-Shkup, Tobako-Draçevë, Tobako-Ohër dhe Alpine Center-Tetovë.
Të shtunën në orën 20:45 ejani në Arenën Kombëtare ‘Filipi i Dytë’ bashkarisht të bëjmë tifo dhe të mbështesim përfaqësuesen e futbollit të Maqedonisë në këtë ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme, e cila do të jetë mundësi për të realizuar ëndrën shumëvjeçare të shumë tifozëve të futbollit dhe të disa gjeneratave të futbollistëve të ekipit përfaqësues.
Maqedonia është duke renovuar përbërjen e saj, mer fizionomi të re, më kompakte, lojë të diciplinuar dhe imponon strategji sulmuese, diçka që nuk ka mundur të shihet deri tani, vite me rradhë. Nevojitet komponim, mirëpo talent dhe potencial egziston. Në çdo ndeshje do të luajnë ata që do të jenë më të mirë dhe më të përgatitur në momentin e caktuar dhe të cilët para se gjithash do të lënë zemrën në teren.