Të kemi ekipë pas ekipit! Fanella origjinale e Maqedonisë përmes www.fanshop.ffm.mk

Publikuar më 17 Декември, 2014 Lajme


Prej të martën, 16 dhjetor, fanella zyrtare e përfaqësueses së Maqedonisë është lëshuar në shitje përmes shitores online të FFM-së, www.fanshop.ffm.mk.

Fanella të cilën e mbajnë reprezentuesit e Maqedonisë në ciklin eliminator për kualifikim në Kampionatin Evropian është punuar dhe prodhuar nga kompania e njohur gjermane JAKO enkas për Maqedoninë dhe me ngjyrat e Maqedonisë. Identiteti i ri nënkupton pasion për sportin, pasion për dizajn dhe pasion për përkatësi.

Fanella është punuar ekskluzivisht për përfaqësuesen e Maqedonisë, ndërsa dallohet me dizajn atraktiv dhe çmim të volishtëm. Duke pasur parasysh interesin e dashamirëve të futbollit dhe përfaqësueses së Maqedonisë për fanellën origjinale, Federata e futbollit të Maqedonisë në bashkëpunim me JAKO-n është duke menduar vetëm për atë që kërkojnë tifozët. Përmes hapjes së shitores on-line qëllimi është që blerësve tu mundësojmë shërbim të plotë me çmim promovues dhe pa fitim.

Në krahasim me përfaqësueset nga rajoni, fanella e përfaqësueses së Maqedonisë do të shitet për relativisht çmim të favorshëm prej 2990 denarëve, thuajse dy herë më lirë se sa fanella origjinale e përfaqësueses së Kroacisë. Fanella që mund ta bleni përmes www.fanshop.ffm.mk është i njëjti me ato që mbajnë futbollistët në ndeshjet zyrtare të përfaqësueses së Maqedonisë.

Bashkarisht drejt sukseseve me fanellën JAKO të përfaqësueses së Maqedonisë.



   
   
Reprezentacioni A