Publikuar më 28 Октомври, 2014 në Lajme
Veteranët e përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë dhe ish-futbollistë të Pelisterit të mërkurën në orën 17:00 do të zhvillojnë ndeshje ndërmjet veti në palestrën sportive ‘Mlladost’ në Manastir. Në ekipin e përfaqësueses së Maqedonisë do të jenë Ilija Najdovski, Sasha Qiriq, Tomçe Trajanovski, Zhanko Savov, Sveto Stankovski, Ilço Gjorgjioski, Boshko Gjurovski, Toni Micevski, Mitko Stojkovski, Toni Naumoski, Marjan Stojkoski, ndërsa si mysafir të veçantë do të jenë legjenda e basketbollit të Maqedonisë, Petar Naumovski dhe yjet e muzikës Daniel Kajmakoski, Vlatko Lozanoski dhe Lambe Alabakovski.
Ndeshja humanitare do të luhet nesër në palestrën sportive ‘Malladost’ në Manastir, me fillim në orën 17:00, ndërsa biletat hyrëse do të kushtojnë 100 denarë.