Publikuar më 09 Септември, 2021 në Liga e Parë e Maqedonisë, Lajme
Komisioni për gara
pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë njofton familjen e futbollit dhe
skuadrat e Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë të vendit se Qeveria shpalli tre ditë
zie në të gjithë territorin e Maqedonisë për tragjedinë e madhe në Tetovë në të
cilën humbën jetën 14 persona.
Ndeshjet e xhiros së 3-të në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë (Lindje dhe Perendim), do të zhvillohen të dielën.
Me një minutë heshtje para çdo ndeshje në Ligën e Parë dhe të Dytën (Lindje dhe Perendim) do të nderohen viktimat e tragjedisë së madhe.