Të bashkuar me UEFA-në dhe 55 anëtaret e saj kundër Superligës së futbollit

Publikuar më 20 Април, 2021 Lajme


Në qytetin Montre të Zvicrës u zhvillua Kongresi i 45-të i UEFA-së në të cilën pjesë ishin presidenti dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini dhe Filip Popovski.

Pjesëmarrësit në Kongresin e UEFA-së të bashkuar konfirmuan se “Superliga” e mbyllur është kundër konceptit të asaj që duhet të jetë Evropa: e hapur, parimore dhe me vlera sportive.

55 anëtarë të UEFA-së dhe pjesëmarrës në Kongresin e 45-të të Shtëpisë së Futbollit Europian e dënojnë shpalljen e të ashtuquajturës “Superligë”.

Kongresi i UEFA-së është kategorik që “Superliga” e mbyllur është kundërshtim me vetë konceptin e asaj që do të thotë të jesh europian: i unifikuar, i hapur dhe parimor ndaj vlerave sportive. UEFA dhe federatat e saj anëtare besojnë në një model të vërtetë europian të bazuar në gara të hapura, me solideratitet dhe rishpërndarje për të siguruar qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e lojës për të mirën e të gjithëve dhe për të promovuar vlerat europiane dhe përgjegjësinë sociale.

Skuadrat që po mbështesin garën e mbyllur, me sa duket kanë harruar që statusi i tyre aktual nuk u arrit në izolim, por ishte pjesë e një sistemi dinamik europian, ku skuadrat e mëdha, të mesme dhe ato të vogla kontribuan në sukseset dhe humbjet e të gjithëve. Supozimi i tyre se ata kanë të drejtë të shkëputen dhe të kërkojnë të drejtën e një trashëgimie të ndërtuar nga përpjekje të përbashkëta është një fyerje e vlerave evropiane dhe meritave sportive.

UEFA, anëtarët e saj dhe të gjithë tjerët që e duan futbollin do të kundërshtojnë dhe të do të luftojnë kundër pronarëve të klubeve që mbështesin një ligë të tillë dhe kundër atyre që i mbështesin ato. Nga pikëpamja morale, ne shumë mirë e dijmë se çfarë fshihet pas kësaj dhe në atë kuptim do ta mbrojmë futbollin nga një klan egoist që nuk interesohet për lojën. Ne jemi futbolli europian. Ata janë nuk janë. 





   
   
Reprezentacioni A