Takimi rajonal në Moskë, mbështeten propozimet e FFM-së

Publikuar më 08 Јуни, 2016 Lajme


Në Moskë u zhvillua takim rajonal të asosiacioneve të utbollit në të cilin morrën pjesë edhe drejtuesit e Federatës së futbollit të Maqedonisë. Asosiacioni i futbollit të Rusisë në Moskë ishte vendas i takimit rajonal të asosiacioneve të futbollit në të cilin morrën pjesë edhe përfaqësues të federatave të Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Greqisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Rumanisë, Turqisë, Serbisë dhe Sllovenisë. 

Federata e futbollit të Maqedonisë u përfaqësua me presidentin Ilço Gjorgjioski, nën kryetari Muhamed Sejdini dhe sekretari i përgjithshëm, Filip Popovski. Në takimin në Moskë para të pranishmëve foli edhe presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski. Njeriu i parë i FFM-së mes tjerave tha: 

“Të jemi të bashkuar dhe puna si ekip është bazë për arritjen e qëllimeve madhore. Vetëm nëse qëndrojmë të bashkuar do të jemi të fortë dhe mund të ndikojmë në ndodhitë në futboll në planin ndërkombëtar. Shfrytëzoj këtë mundësi të kërkoj nga ju bashkarisht të mbështesim një kandidat për ciklin e ardhshëm zgjedhor të UEFA-së. Vlerësoj se presidenti i ri i UEFA-së duhet të jetë njëri prej neve. Jam i vetëdijshëm se në lidhje me këtë çështje kemi mendime dhe pikëpamje të ndryshme, që është krejt normale, megjithatë vlerësoj se si grup patjetër të paraqitemi me një propozim të përbashkët për president të UEFA-së. Ose jemi ekipë ose jo, ose do të kemi besim ndërmjet veti ose nuk do kemi. Mendimi ynë është se duhet t’i japim mbështetje Aleksandar Çeferin si kandidat i yni për shkak se bëhet fjalë për një jurist të suksesshmë dhe të respektuar, president i Federatës së futbollit të Sllovenisë, njeri familjar dhe çka është më e rëndësishme, Aleksanadar Çeferin është një prej neve. Mendoj se kjo është mundësia e vetme që presidenti i ardhshëm i UEFA-së të jetë pikërisht nga rajoni jonë. Patjetër të jemi të mençur dhe të bashkuar për të shfrytëzuar këtë mundësi që na jepet gjithë neve”, deklaroi presdenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski në fjalimin e tij para të pranishmëve. 

Njerëzit udhëheqës të asosiacioneve të pranishme në takimin rajonal në Moskë i dhanë mbështetje unanime dhe njëzëri presidentit të Lidhjes së futbollit të Sllovenisë, Aleksandar Çeferin në kandidaturën e tij për president të UEFA-së. Pjesëmarrësit në takimin rajonal janë të bindur se bëhet fjalë për kandidatin më të mirë për lider të familjes evropiane të futbollit. 

Në takimin rajonal një prej pikave kyçe sërish u lidh me propozimin e Federatës së futbollit të Maqedonisë në UEFA, në lidhje me formimin e Ligës rajonale të futbollit dhe fillimin eventual të kësaj gare nga sezoni 2018/2019. Liga rajonale veç më ka hasur në reagime pozitive nga UEFA dhe asosiacionet kombëtare, ndërsa ideja është që klubet të luajnë shumë më shumë ndeshje ndërkombëtare edhe nëse ndodh të eliminohen nga kualifikimet për Kupat e Evropës, problem me të cilin ballafaqohen të gjitha ekipet nga ky rreth dhe në këtë mënyrë do të kishin një mundësi të re për ndeshje kualitative të cilat do të zgjonin interes te opinioni dhe publiku në stadiume. 

Gjithashtu, në Moskë u shqyrtua edhe mundësia për formimin e garave rajonale për të rinjë dhe me këtë qëllim u formua grup pune që duhet të përcaktojë modelin dhe mënyrën e garimit ndërmjet ekipeve të reja nga rajoni (parashikimet e para janë se në këtë garë do të luanin ekipe me futbollistë deri më 17 vjeç). Grupin e punës e përbëjnë, Filip Popovski-sekretar gjeneral i FFM-së, Aleksandar Alaev-sekretar gjeneral i Federatës së futbollit të Rusisë, si dhe Jilderim Severxhi-anëtar i Këshillit Drejtues të Federatës së futbollit të Turqisë.



   
   
Reprezentacioni A