Takimi i parë para Luksemburgut

Publikuar më 06 Октомври, 2014 Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë sot në hotelin ‘Grand Plaza’ e kishte grumbullimin e parë para fillimit të përgaditjeve për ndeshjen kundër Luksemburgut me 9 tetor në kuadër të kualifikimeve për Lampionatin Europian të vitit 2016.

Mirko Ivanovski me Kluzhin e tij kanë ndeshje sot në kampionatin rumund dhe ai është futbollisti i vetëm nga të ftuarit që do t’i bashkangjitet më vonë ekipit të seleksionuesit Boshko Gjurovski. Seancën e parë stërvitore përfaqësuesja jonë do ta ketë sot në orën 17:00 në kompleksin stërvitor ‘Shtëpia e futbollit’.

Nikola Gligorov kthehet në fanellën e ekipit kombëtar dhe futbollisti i Vardarit shpreson se përgatitjet do të kalojnë në mënyrë të shkëlqyer dhe të gjithë maksimalisht do t’i përkushtohen punës për realizimin e ambicieve dhe ato janë fitore përballë Luksemburgut.

“Më vjen mirë që kthehem në përfaqësuese, për mua kjo është ftesa e parë nga seleksionuesi Gjurovski dhe do të jap më të mirën nga vetja për të ndihmuar në realizimin e qëllimit. Na presin dy ndeshje kundër Luksemburgut dhe Ukrainës, tani do fukosohemi te takimi i parë, luajmë në teren vendas dhe na duhet fitore. Shpresoj se të gjithë do të kuptojmë detyrën dhe do të përgatitemi në mënyrën e vërtetë, duhet të fokusohemi në metodat e punës të seleksionues dhe mendoj se do të kemi sukses. Na duhet atmosferë pozitive dhe mbështetje nga publiku”, deklaroi Gligorov.

Në seancën e parë stërvitore sonte do të bashkangjitet edhe futbollisti i Dinamo Zagrebit, Arjan Ademi.



   
   
Reprezentacioni A