Takim pune për liçensim në futbollin e femrave

Publikuar më 29 Јануари, 2020 Lajme


Sektori për liçensim pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë për nevojat e procesit të liçnesimit të klubeve për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve të UEFA-së për femra, si dhe për pjesëmarrje në garat e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë në konkurencë të femrave, në hapsirat e "Shtëpisë së futbollit" organizoi mbledhje pune me gjitha klubet e paraqitura për pjesëmarrje në Ligën e Parë.

Duke filluar nga sezoni garues 2020/21 për pjesëmarrje në garat e UEFA-së dhe FFM-së, klubet e LPFMF-së krahas renditjes sportive patjetër të plotësojnë kriteriume të caktuara të cilat janë të theksuara në Aneksin 8 të Rregullores për liçensim të UEFA-së.

Në mbledhjen e zhvilluar u prezantuan kriteriumet të cilat klubet patjetër t'i plotësojnë për pjesëmarrje në këto gara, si dhe prezantim praktik për plotësim dhe dorëzim të dokumentacionit adekuat.

Fillimi i liçensimit në futbollin e femrave është edhe një hap drejt për përmirësimin e strukturës së klubeve dhe garave, si dhe avansimin e futbollit të femrave në përgjithësi.



   
   
Reprezentacioni A