Publikuar më 11 Декември, 2017 në Licencimi, Lajme
Sektori për liçencim, në pajtueshmëri me
programën për mbështetjen dhe trajnimin e klubeve në procesin e liçencimit për
paisje me liçencë për garim në Ligën e Dytë (Lindje dhe Perëndim) do të mbajë
mbledhje pune/trajnim të klubeve që garojnë në sezonin 2017/18.
Takimi do të zhvillohet më 15.12.2017 (e premte) me fillim në orën 11:00 në hotelin Karposh në Shkup. Në këtë takim pune ftojmë presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të klubeve që në sezonin 2017/18 garojnë në Ligat e Dyta (Lindje dhe Perëndim). Nëse klubi vlerëson se ka nevojë për pjesëmarrje të ndonjë përfaqësuesi shtesë i cili është direkt i kyçur në procesin e liçencimit, i njejti duhet të paraqitet në kohë. Dëshmi për pjesëmarrje të klubeve duhet të dërgohet më së voni deri më 13.12.2017 (e mërkurë) përmes postës elektronike:
mario.gjurcinovski@ffm.com.mk
Programi për takimin e punës nis në orën 11:00, ndërsa paraqitja dhe regjistrimi i të pranishmëve starton në orën 10:30. Në program parashihet prezantimi i gjithë kriteriumeve nga Rregullorja për liçencim, me theks të veçantë përmbushjes së kriteriumeve finansiare nëse klubi kualifikohet në Ligën e Parë. Programi përfundon në orën 14:00 me drekë të përbashkët.
Në kuadër të kësaj mbledhje pune do të mbahet mbledhje edhe me Komesarët për Siguri të klubeve të Ligave të Dyta (Lindje dhe Perëndim), me komesarin për siguri të FFM-së dhe përfaqësues të MPB-së. Për këtë arsye ftojmë Komesarët për Siguri dhe zëvendësit e tyre të klubeve që sezonin 2017/18 garojnë në Ligat e Dyta të Maqedonisë (Lindje dhe Perëndim).