Publikuar më 29 Јануари, 2019 në Lajme
Më 29
janar 2019 në hotelin Hilton në Shkup, departamenti i FFM-së për licencim
mbajti mbledhjen e rregullt vjetore për klubet që kanë aplikuar për tu pajisur
me licencë për pjesëmarrje në garat e UEFA-së për sezonin garues 2019/20.
Në këtë mbledhje
pune u prezantuan ndryshimet dhe plotësimet e Rregullores së FFM-së për
licencim të klubeve për pjesëarrje në garat nën organizim të UEFA-së, si dhe
kriteret përkatëse dhe afatet për dorëzimin e dokumentacionit për të përmbushur
kushtet për marrjen e licencës së UEFA-së.