Publikuar më 12 Февруари, 2024 në Lajme
Komisioni për siguri dhe Departamenti për siguri dhe
integritet pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, më 10 dhe 11 shkurt në
hotelin "Gardenia", në Veles, mbajtën seminar me komisionerët për
siguri të klubeve që garojnë në Ligën e Parë dhe të Dytë futbollistike të
Maqedonisë.
Në seminarin me komisionerët e sigurisë ishin të pranishëm edhe disa përfaqësues të grupeve të tifozëve dhe përfaqësues të MPB-së - SPB-së dhe Krimit të Organizuar.
Punëtorinë e hapi kryetari i Komisionit për siguri dhe anëtar i Bordit drejtues, Borçe Llazarevski.
Në pjesën e parë të punëtorisë, u mbajt ligjeratë dhe u bë prezantimi i raportit për incidentet në ndeshjet e pjesës vjeshtore të sezonit garues 2023/24, plani për masat dhe aktivitetet për organizimin e një ndeshje futbolli (me udhëzime specifike për pjesën e kampionatit, pranverë 2023/24) dhe mbrojtjen e integritetit dhe luftimin e trukimeve të ndeshjeve.
Në pjesën e dytë, pjesëmarrësit e seminarit u ndanë në tre grupe dhe me tema të ndryshme morrën pjesë në punë interaktive dhe prezantimin e "Planit, masa dhe aktivitete të organizimit të ndeshjeve të futbollit me rrezikshmëri të lartë".
Prezantimet në takimin e punës u mbajtën nga Robert Markoviq (shef i Departamentit për Siguri dhe Integritet) dhe Zoran Sazdov (zëvendëskryetar i Komisionit për Siguri në Federatën e Futbollit të Maqedonisë).
Robert Markoviq – udhëheqës i Departamentit të Sigurisë dhe Integritetit:
- Tema kryesore e takimit të sotëm ishte njohja me komisionerët e sigurisë dhe përfaqësuesit e MPB-së që ishin të pranishëm në seminar së bashku me drejtuesit e departamenteve për ngjarjet, gjegjësisht incidentet që u paraqitën gjatë pjesës vjeshtore të sezonit garues, si dhe njohjen e masave dhe aktiviteteve për pjesën pranverore të sezonit aktual.
- Komisioni për Siguri dhe Departamenti i Sigurisë dhe Integritetit pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë kanë për qëllim ti njoftojë dhe informojë komisionerët e sigurisë për gjendjen aktuale të klubeve në Ligën e Parë dhe të Dytë futbollistike të Maqedonisë, si dhe për sfidat që na presin në pjesën pranverore të sezonit, nga aspekti i sigurisë dhe mbrojtjes së integritetit të klubeve dhe organizimit të ndeshjeve në tërësi.
- Komisionerët e sigurisë duhet të përfshihen në mënyrë më aktive në strukturën organizative të klubit, në lidhje me përgatitjet për çdo ndeshje, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes së integritetit.
- Në pjesën e dytë të sezonit aktual garues, presim një nivel më të lartë gatishmërie nga ana e komisionerëve në drejtim të organizimit dhe zbatimit të konceptit të sigurisë për çdo ndeshje të Ligës së Parë dhe të Dytë futbollistike të Maqedonisë, në përputhje me rregulloret pozitive dhe aktet ligjore të FFM-së.