Publikuar më 14 Февруари, 2017 në Lajme
Federata e futbollit të
Maqedonisë në mënyrë intenzive punon në përgatitjet për ndeshjen e Super Kupës
së UEFA-së që do të zhvillohet këtë vit në Arenën Nacionale në Shkup.
Këtë javë në vizitë të FFM-së dhe kryeqendrës tonë do të qëndrojë delegacion i UEFA-së. Aktivitetet e rikonstruimit të hapsirave në tribunën veriore (Qendra për Press, hapsirat për mediat, pozitat për TV kamerat, restauranet VIP, zyrat, zonat për parking) dhe përfundimi i vendosjes së fasadës zbukuruese që është në fazën e fundit, ndërsa mysafirët e UEFA-së janë të kënaqur me punën e realizuar në krahasim me gjendjen që kishin parë në vizitën paraprake.
“FFM bën përpjekje të mëdha për të na bërë të jemi të kënaqur me punën e realizuar në këtë fazë të përgatitjeve për ndeshjen e Super Kupës. Janë bërë intervenime të mëdha në stadium, tribuna veriore do të jetë shumë funksionale për gjithë vizituesit, përfshi organizatorin, bartësin e të drejtave televizive, mediat dhe shikuesit në përgjithësi”, thonë nga UEFA.
Ngjarja më e madhe sportive në Maqedoni do të zhvillohet më 8 gusht. Për trofeun e Super Kupës do të luftojnë fituesi i Ligës së Kampionëve dhe ekipi që do të triumfojë në Liga Evropa.