Super Kupa e UEFA-së SHKUPI 2017 përmes numrave

Publikuar më 11 Јули, 2017 Lajme, UEFA Super Cup


Mançester Junajted kundër Real Madridit në Shkup në Super Kupën e UEFA-së 2017.

Finale më atraktive të Super Kupës së UEFA-së në vendin tonë sigurisht nuk mund të kishte!

Tani dhe kush e din kur sërish. Fokusi i opinionit botëror të paktën për disa ditë, do të jetë e drejtuar kah ne.

Informata për vendin….kulturën e saj dhe traditën do të pasqyrohen në lajmet kryesore botërore, ndërsa mediumet do të hulumtojnë për Shkupin dhe vendin tonë, gjitha me qëllim të përgatisin raporte interesante për shikuesit e tyre. Mundësitë janë të panumërta, kemi mundësi për promovim botëror si shtet. Vetë neve na mbetet të shfrytëzojmë këtë rast!

Ndeshja e Super Kupës së UEFA-së nga Arena Nacionale “Filipi i Dytë” në Shkup do të transmetohet direkt në 216-të vende (49 në Evropë dhe 167 në vende tjera të botës), ndërsa mbi 280 shtëpi televizive do të transmetojnë para auditoriumit televiziv prej disa miliarda njerëzve.

Finalja e Super Kupës gjithmonë dashamirëve të futbollit u ka ofruar atraktivitet, shumë gola, futboll të shkëlqyeshëm….

Është interesant fakti se Dani Alvesh (Sevilja 2006, Barcelona 2009, 2011, 2015) dhe Paolo Maldini si lojtar i Milanit (1989, 1990, 1994, 2003) janë futbollistët me më shumë tituj të fituar në këtë kompeticion, nga katër herë.

Finalen e Super Kupës së UEFA-së më së shumti e kanë fituar skuadra spanjole, gjithsej 13-të (Varcelona 5, Real Madridi 3, Valencia 2, Atletiko Madridi 2, Sevilja 1), 9 herë kanë triumfuar skuadra italiane (Milani 5, Juventusi 2, Lacio 1, Parma 1), ndërsa ekipet angelze trofeut të Super Kupës së UEFA-së i janë gazuar shtatë herë (Liverpuli 3, Aston Vila 1, Çelsi 1, Mançester Junajted 1, Notingem Forest 1)

Ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Saviljes që përfundoi me rezultat 5:4 është finalja e Super Kupës me më shumë gola, ndërsa goli i Ever Banegas në minutën e tretë është goli më i shpejtë në një finale të këtillë.

Klubet me më shumë trofe të Super Kupës: Barcelona e Milan 5, Liverpul e Real Madrid 3, Ajaksi, Anderlehti, Atletiko Madrid, Juventusi, Valencia 2.

Me ndarjen e organizimit të Super Kupës në vitin 2017 në të cilin do të përballen fituesit e Ligës së Kampionëve dhe Liga Evropës për sezonin garues 2016/2017, benifitet për ekonominë vendore janë shumë të mëdha.

15-20 milionë euro parashihen të hyrat e mjeteve që do të harxhohen nga aktivitetet e vizituesve në hotelet, restaurantet, monumentet kulturore, kompanitë që ofrojnë shërbime transporti, qendrat tregëtare dhe bizneset tjera në periudhën e mbajtjes së Super Kupës. Këto janë parashikimet e portalit me renome Marketing 365.

Përkrah këtyre numrave impozant, pak sa jo reale tingëllon kur shtohet se kjo nuk është e gjitha. Në fakt, promovimi që si shtet dhe destinacion do ta fitojmë nga agjencitë turistike do të na vijë krejtësisht falas. Nuk guxojmë të harojmë se raportet e qindra shtëpive elitare mediale që do të jenë të pranishme dhe do të flasin për vendin mikëpritës, me çka si zakonisht paralajmërimet dhe përmbajtjet g jithëmonë do të jenë në konotacion pozitiv. Si përfitim sportiv që vjen nga skaji euro-aziatik i botës, publiku potencial që do të drejtohej kah mediat nga Britania e Madhe deri në Lindjen e largët kalon tre miliardë njerëz.

Në këtë kontekst është edhe deklarata e presidentit të FFM-së, Ilço Gjorgjioski, i cili vërtetoi shansin për afirmimin e Maqedonisë, që do të sillte benefit të madh për vendin në afat më të gjatë kohor.

“Shkupi është qyteti i parë në rajon që fiton organizimin e një ndeshje të këtillë prestigjioze, që paraqet nder të madh por edhe përgjegjësi. Super Kupa është ngjarje që do të jetë impuls i madh dhe motiv për zhvillim të futbollit në vendin tonë dhe gjithsesi edhe rajonit. Njëherit edhe mundësi e shkëlqyeshme Maqedonia të promovohet dhe afirmohet para opinionit botëror. Me marrjen e besimit të jemi mikpritës të ngjarjes që do ta ndjekin miliona njerëz në gjithë botën, organizata jonë bëhet mbrojtës i identitetit nacional dhe jemi krenar që UEFA ka identifikuar përkushtimin tonë për futbollin dhe gatishmërinë të jemi organizatorë të shkëlqyeshëm të ngjarjes së madhe sportive”, shprehet Gjorgjioski.

Federata e futbollit të Maqedonisë me marrjen e besimit nga UEFA për organizimin e Super Kupës së vitit 2017 bëhet një prej ambasadorët më të mëdhenj të vendit tonë, promotor i lojës korekte, kyçjes sociale dhe shoqërore, promovues i shëndetit dhe edukimit të shoqërisë tonë. Kjo është mirënjohje për punën e mirë të FFM-së, për respektin që gëzon në UEFA, të aktiviteteve të deritashme dhe para se gjithash gatishmërinë për të qenë partner serioz në realizimin e një gare sportive elitare.

Super Kupa e UEFA-së do të zhvillohet në Shkup më 8 gusht 2017.



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A