Publikuar më 14 Мај, 2023 në Liga e Parë e Maqedonisë, Lajme
Struga Trim Lum e mbylli me festë sezonin 2022/23, pasi u kurorëzua zyrtarisht si kampion i ri në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë.
Kampionët e rinj, triumfuan ndaj Shkupit me rezultat 2:1 në xhiron së fundit apo të 33-të në elitë.
Në ndeshjet që rezultati nuk kishte ndonjë rëndësi, Shkendija fitoi në xhiron e fundit me shifra 2:1 ndaj Rabotniçkit, ndërsa Tikveshi mundi bindshëm 4:1 Pobedën. Bregallnica triumfoi në transfertën ndaj Skopjes me rezultat 2:1,përderisa në Strumicë Akademia Pandevi dhe Sileksi u ndanë me barazim 2:2.
Sezoni garues 2022/23 përfundon me finalen në Kupën e Maqedonisë ndërmjet Strugës dhe Makedonija Gjorçe Petrovit që do të luhet me 20 maj.