Publikuar më 22 Март, 2022 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja
A e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për ndeshjen e play off-it kundër Italisë
për Botërorin në Katar.
Portieri i përfaqësueses tonë, Stole Dimitrievski thotë se Maqedonia ka cilësi dhe këtë e vërtetojnë rezultatet e deritanishme dhe fakti që arritëm të arrijmë këtë nivel.
- Kjo është ndoshta ndeshja më e rëndësishme për të gjithë përfaqësuesen. Jemi duke u përgatitur mirë, jemi plotësisht të fokusuar në ndeshje. Ne kemi cilësi, nuk është e lehtë të arrish këtë nivel dhe të luftosh për një ndeshje të tillë. Duhet të dalim në fushë dhe të tregohemi në nivelin më të mirë. Në skuadrën italiane të gjithë lojtarët janë cilësorë, kushdo që luan duhet të jemi maksimalisht të koncentruar gjatë ndeshjes nëse duam të fitojmë.