Publikuar më 28 Септември, 2021 në Lajme, Lajme
Në vigjilie të grumbullimit të përfaqësueses A të Maqedonisë për ndeshjet e muajit tetor kundër Lihtenshtajnit (8 tetor, Vaduz) dhe Gjermaninë (11 tetor, Shkup), portieri i ekipit përfaqësues, Stole Dimitrievski potencon se ndeshja jonë më e rëndësishme është ajo përballë Lihtenshajnit në terren mysafir.
Gjermania, thotë Dimitrievski, është ndeshje shumë më atraktive për gjithë në ekip dhe mundësi e mirë për të matur forcat me një rival të nivelit më të lartë, mirëpo gjithë koncentrimi duhet të orientohet për ndeshjen e parë.
„Mendoj se ndeshja e parë kundër Lihtenshtajnit është më e rëndësishme për ne. Jemi favoritë, duhet ta fitojmë atë ndeshje, mirëpo do të jetë shumë e vështirë pasi Lihtenshtajni është përfaqësuese e mirë. Kemi parë kundër Armenisë zhvilluan ndeshje të shkëlqyeshme dhe dolën me rezultat pozitiv 1:1 në terren mysafir. Shumë mirë u paraqitën edhe kundër Gjermanisë. Favoriti në grupin tonë siguroi fitoren në 20-të minutat e fundit.
Duhet të jemi të foksusuar në gjithë 90-të minutat për të marrë fitoren. Patjetër të luajmë ndeshje serioze, të jemi të fortë në secilën pjesë të terrenit dhe gjithsesi të vëmendshëm në pjesën defanzive për të ruajtur rrjetën të paprekur. Kuptohet edhe të realizojmë ndonjë shans për gol, që mendoj se gjithsesi do ta bëjmë.
Gjermania është ndeshje shumë më atraktive për gjithë ne, mirëpo duhet të qëndrojmë të fokusuar për ndeshjen e parë fillimisht. Kemi fituar si mysafirë kundër Gjermanisë, duam të luajmë dhe të testohemi në këto nivele, por tani do të jetë ndeshje ndryshe. E them përsëri, për ne më me rëndësi është të shënojmë rezultat pozitiv për ndeshjen e parë në Vaduz, dhe rezultat pozitiv kuptohet është fitorja“.
Përgatitjet për dy ndeshjet e tetorit, kundër Lihtenshtajnit dhe Armenisë, përfaqësuesja e Maqedonisë do t'i startojë më 4 tetor.