Stole Dimitrievski dhe Damjan Shishkovski flasin për pritshmëritë në ndeshjen ndaj Austrisë

Publikuar më 10 Јуни, 2021 Lajme


Përfaqësuesja e Maqedonisë me 13 qeshror në Bukuresht me fillim nga ora 18:00 do ta luajë ndeshjen e parë kundër Austrisë në kuadër të grupit C në Kampionatin Europian.

Në lidhjen e sotme direkte me gazetarët, Stole Dimitrievski dhe Damjan Shishkovski i treguan pritshmëritë para fillimit të Kampionatit Europian dhe ndeshjen me Austrinë.

Stole DIMITRIEVSKI:

“Nuk ndjejmë presion, përkundrazi. Po përpiqemi të shohim pozitivisht në ndeshjen e parë dhe ajo të jetë motivim shtesë për ndeshjen me Austrinë, kundërshtarë të cilin e njohim shumë mirë. Austria ka kualitet të lartë dhe formacion jashtëzakonisht të mirë dhe pritshmëritë e tyre më shumë janë te Alaba dhe Arnautoviq. Mbrojtja jonë dhe portieri duhet të jenë në nivel të lartë, atë jemi duke e punuar edhe në stërvitje dhe besoj se do ta përmbushim atë në ndeshje.

Ëndrrën për tu kualifikuar në Kampionat Europian e realizuam, por nuk mendojmë të ndalemi këtu. Qëllimi jonë është kualifikim në fazën tjetër, ndërsa hapi i parë për ta bërë atë është që të realizojmë rezultat të mirë kundër Austrisë. E kemi analizuar mirë, kjo është një ndeshje krejtësishtë tjetër nga ato dy që i kemi zhvilluar më herët dhe besoj se do të jemi në nivelin e duhur.

Damjan SHISHKOVSKI:

-Kemi bërë përgatitje të mira, atmosfera në përfaqësuese është në nivel të lartë, të gjithë me padurim po e presim fillimin e kampionatit dhe ndeshjen e parë kundër Austrisë.

Kemi mësuar shumë nga ndeshjet e kaluara ndaj këtij kundërshtari. Përfaqësuesja e Austrisë përbëhet me futbollist të cilët vijnë nga Bundesliga dhe fizikisht janë shumë të fortë. Të gjithë futbollistët maksimalisht jemi të motivuar, do të japim gjithçka nga vetja që të arrijmë rezultat pozitiv. Do të jetë ndeshje e vështirë, një gabim mund ta vendos këtë ndeshje. Ne do të përpiqemi të tregojmë se jemi ekip i mirë. 




   
   
Reprezentacioni A