Stërvitja zyrtare e përfaqësueses së femrave në Kazakistan

Publikuar më 26 Ноември, 2020 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Përfaqësuesja e femrave të Maqedonisë të premten përballet me Kazakistanin në ndeshjen kualifikuese, ndërsa sot ekipi përfaqësues zhvilloi seancën zyrtare stërvitore në qytetin e ftohtë të Almatit. 

As dallimi i madh kohor, e as moti i ftohtë nuk prishi atmosferën e mirë të reprezentueseve dhe stafit teknik dhe të gjithë duken të përcaktuar për të kërkuar tre pikë nga ky duel.

„Dua të them se jemi të gatshëm për ndeshjen e nesërme dhe kompletisht jemi të fokusuar. Njohim mirë kundërshtarin dhe mënyrën e tyre të lojës, dhe jam e sigurtë se ekipi do të japë maksimumin për të fituar ndeshjen“ deklaroi Gentiana Roçi. 

„Nesër është ndeshja e fundit në këto kualifikime për Kampionatin Europian. Pas përgatitjeve disaditore ndjehemi të gatshme për të luajtur këtë ndeshje dhe gjithë duam fitore. E dijmë se mungojnë disa lojtare titullare për shkak të testeve pozitive për COVID-19, prandaj ndeshjen e nesërme do ta luajmë për gjithë ato vajza që duhej të qëndrojnë në shtëpi bashkë me seleksionuesin. Ne duam fitore dhe shpresoj të kthehemi me rezultat pozitiv. Edhe përkundër motit të ftohtë dhe dallmit të madh në kohë,nuk do të dorëzohemi dhe guximshëm do t'i qasemi kësaj sfidethotë Natasha Andonova. 

Edhe përfaqësuesi i stafit teknik Ferdi Ismaili foli para kësaj ndeshje: Jemi të gatshëm për ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Europian, do të luajmë me Kazakistanin për sukses. Kemi zhvilluar seancën zyrtare stërvitore dhe jemi njoftuar me terrenin dhe kushtet. Shpresoj që futbollistet që i kemi në dispozicion të japin maksimumin dhe të marrim rezultat pozitiv nga kjo ndeshje. Unë personalisht jam i kënaqur me angazhimin e futbollisteve. 

Ndeshja Kazakistan-Maqedoni luhet më 27 nëntor me fillim në orën 12:00 sipas kohës tonë lokale. 



   
   
Reprezentacioni A