Stërvitja zyrtare e Maqedonisë ricaktohet për orën 17:30, konferenca për shtyp në orën 17:00

Publikuar më 12 Октомври, 2018 Lajme


Seanca stërvitore zyrtare e përfaqësueses A të Maqedonisë është ricaktuar për në orën 17:30 në arenën nacionale ‘Filipi i Dytë’, ndërsa konferenca për shtyp e seleksionuesit Igor Angellovski dhe kapitenit Goran Pandev do të zhvillohet në orën 17:00 në qendrëp për shtyp të arenës.

Arsyeja për ndryshimin e termineve paraprake është ankesa e katër futbollistëve në dhimbje të stomakut dhe ekipi mjekësor merr të gjitha masat e nevojshme për të aftësuar lojtarët për kryerjen e aktiviteteve. 



   
   
Reprezentacioni A