Publikuar më 22 Септември, 2021 në Lajme, Lajme
Futbolli reprezentues
i Maqedonisë pas përfundimit të Kampionatit Europian 2020 hap një faqe të re në
historinë e saj. Nën udhëheqjen e seleksionuesit të ri, Bllagoja Milevski, përfaqësuesja
jonë i vazhdon eliminatoret për Kampionatin Botëror. Ekipi jonë më i mirë përfaqësues
do të përpiqet në këto eliminatore të mbetet konkurent për vendin e dytë deri në
fund.
Njëri nga futbollistët e përfaqësueses së Maqedonisë që kishte paraqitje të mirë në ndeshjet e shtatorit kundër Armenisë, Islandës dhe Rumanisë, Stefan Spirovski, ka folur për përshtypjet e para të bashkëpunimit me seleksionuesin e ri dhe stafin e teknik, si dhe për rëndësinë që ekipi të jetë mbi të gjithë.
- Përshtypjet nga bashkëpunimi jonë me seleksionuesin e ri Bllagoja Milevski dhe stafin e ri teknik janë më se pozitive. Edhe pse koha për përgatitjet para ndeshjeve të shtatorit ishte realisht e shkurtër, unë kam vetëm fjalë lavdërimi për fillimin e bashkëpunimit tonë. Ne jemi bashkë për herë të parë, por parimi i tij i punës vihet re menjëherë, si trajner, por edhe si person dhe këtë e konfirmojnë edhe kolegët e mi që tashmë kanë punuar me të. Unë mendoj se si ekip ne do të bashkëpunojmë mirë në të ardhmen.
Mesfushori, i cili do të fillojë një aventurë të re në skuadrën e Mariupolit në Ukrainë, thotë se është shumë e rëndësishme për futbollistët që trajneri të krijojë komunikim të drejtpërdrejtë dhe të afërt.
- Realisht është e rëndësishme për mua, por besoj se edhe për të gjithë të tjerët, që seleksionuesi është i hapur për të gjithë në ekip. Nëse ndonjë nga lojtarët i drejtohet atij për një situatë të caktuar, trajneri është këtu për ne. Për të dëgjuar dhe folur me ne. Për të treguar një gabim ose për të lavdëruar një gjë të caktuar. Në tre ndeshjet e fundit ne treguam se si të luanim për fanellën e përfaqësueses. Ndoshta nuk i kemi përmbushur pritjet e publikut, por e dimë se jemi në rrugën e duhur. Ne jemi të bindur se rezultatet do të vijnë nëse vazhdojmë të punojmë në këtë mënyrë.
Spirovski thekson se përgatitja për ndeshjet është ajo që i bën futbollistët e përfaqësueses veçanërisht të kënaqur dhe i referohet analizës taktike të ndeshjeve, udhëzimeve që merr secili lojtar veç e veç dhe analizës së kundërshtarit deri në detajet më të vogla.
- Përgatitja për ndeshjet është e ndryshme. Ne e dimë se çdo trajner ka metodat e tij të punës. Ky seleksionues dhe bashkëpunëtorët e tij kapin detajet më të vogla. Ne i kushtojmë vëmendje çdo detaji të lojës, nga të metat dhe dobësitë e kundërshtarit, deri te pozicioni ynë. Secili prej nesh e di se çfarë të bëjë në çdo pjesë të fushës.
Në fund, Spirovski thotë se vetëm nëse ekipi është mbi të gjitha, ne kemi një shans për të luajtur në një kompeticion të ri të madh. Ai thekson se jemi në rrugën e duhur.
- Si ekip ne kemi qëllimet tona. Përsëri, do të them, edhe pse si rezultat mund të mos i kemi përmbushur pritjet e tifozëve, mendoj se jemi në rrugën e duhur për të bërë përsëri diçka të madhe dhe Maqedonia të luaj në një garë të madhe. Por, natyrisht, ne duhet të kuptojmë se ekipi është ai që mund kundërshtarin më të vështirë dhe më të fortë. Nëse të gjithë e vendosim veten në shërbim të ekipit dhe marrim frymë si një, atëherë jemi në rrugën e duhur.