Publikuar më 09 Декември, 2014 në Lajme
Gjashtë
arbitrat nga Maqedonia të udhëhequr nga Aleksandar Stavrev do të referojnë
ndeshjen Napoli-Sllovan Bratisllava në kuadër të xhiros së 6-të të Grupit 1 në
Liga Evropa. Rolin e asistentëve do ta kenë Marjan Kirovski dhe Dejan
Kostadinov. Asistentë shtesë pas portave do të jenë Dimitar Meçkarovski dhe
Dejan Jakimovski, ndërsa arbitër i katërt në këtë ndeshje do të jetë Nikolla
Karakolev.
Kontrollor i këtij takimi do të jetë Nikollae Grigoresku nga Rumania, ndërsa
delegate Gunder De Sadeler nga Belgjika.
Ndeshja Napoli-Sllovan Bratisllava luhjet të enjten me fillim në orën 21:05 dhe
nuk ka ndonjë vlerë të veçantë, nëse meret parasysh fakti se ekipi italian tani
më ka siguruar kualifikim në fazën e ardhshme të garave.