Statut më të fortë – organizim më të mirë, FFM së bashku me UEFA-në dhe FIFA-n e ka filluar procesin e rishikimit të Statutit të federatës

Publikuar më 01 Декември, 2021 Lajme


Federata e Futbollit të Maqedonisë së bashku me UEFA-në dhe FIFA-n kanë filluar procesin e paralajmruar për shqyrtimin dhe rishikimin e Statutit të FFM-së në përputhje me planin strategjik të federatës dhe në përputhje me praktikën e qeverisjes së mirë.

Grupet e punës duke përfshirë përfaqësues të FFM-së, UEFA-s dhe FIFA-s tashmë janë duke punuar në një draft version të Statutit të Federatës bazuar në rregulloret ligjore dhe rregulloret e FIFA-s dhe UEFA-s.

Përfaqësuesit e UEFA-s dhe FIFA-s theksojnë se synimi është të arrihet një zgjidhje që do të mundësojë “Statut më të fortë – organizim më të mirë”, dhe pikënisje e fortë është Statuti aktual i FFM-së, bazuar edhe në rregulloret ligjore të FIFA-s dhe UEFA-s.

Sekretari i Përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski, thotë se federata mbetet e përkushtuar ndaj aktiviteteve dhe synimeve të planifikuara.

“Sipas planit strategjik të FFM-së, një nga shtyllat kryesore, menaxhimi i mirë parasheh projektin për rishikim të Statutit dhe aktivitete të mëtutjeshme rreth reformave në rregulloren e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Siç e kishim planifikuar, menjëherë pas ndeshjeve eliminatore, së bashku me partnerët tanë FIFA dhe UEFA, filluam procesin e rishikimit të Statutit me grupe të paracaktuara pune.

Ne jemi shumë të kënaqur me këtë takim pune sepse është pjesë e shtyllës bazë, qeverisjes së mirë dhe ky proces do të rezultojë me një numër të madh të iniciativave dhe aktiviteteve që do të realizohen në përputhje me dinamikën e vendosur. Mbetemi të përkushtuar ndaj aktiviteteve të përcaktuara dhe qëllimeve të paracaktuara”, tha Filip Popovski.

Luka Nikolla dhe Jan Hefner janë përfaqësues të UEFA-së në takimet punuese të organizuara nga FFM.

Luka Nikola - Kryetar i Shoqatave Kombëtare të Menaxhimit, Përfaqësues i UEFA-së:

“Dëshiroj të shpreh kënaqësinë time për diskutimin tonë konstruktiv në dy ditët e fundit në Shkup. Së bashku me federatën tuaj ne fillojmë procesin e përgatitjes së draft-versionit të Statutit të FFM-së.

Shpresojmë sinqerisht që së bashku të ofrojmë një zgjidhje cilësore që do të thotë pajtueshmëri me Statutet e UEFA-s dhe FIFA-s dhe natyrisht me legjislacionin kombëtar. Në fakt, FFM deri më tani ka funksionuar në përputhje me praktikën e qeverisjes së mirë, respektimin e legjislacionit dhe koordinimin me UEFA dhe FIFA.

Ky është një proces dhe ne po punojmë për "materien e gjallë", është mirë që po dëgjojmë mendimet tuaja dhe shpresoj se do të arrijmë vërtet në një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të gjitha palët e interesuara, ndoshta tashmë në një nga Kuvendet e Përgjithshme të të federatës tuaj të radhës”.

Sofija Malicia – menaxher për shërbiet, përfaqësuese nga FIFA:

“Me të vërtet jemi shumë të kënaqur me punën e përbashkët të deritanishme lidhur me Statutin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Në thelb, ne jemi këtu për të kuptuar se cili është qëllimi dhe synimi i federatës suaj dhe së bashku me njerëzit e përfshirë në grupet e punës për të arritur një zgjidhje të pranueshme për të gjithë aktorët. Natyrisht, si bazë shumë të fortë dhe cilësor e kemi Statutin aktual të FFM-së i cili po ashtu bazohet në rregulloret ligjore të FIFA-s dhe UEFA-s.

Për momentin shohim “fotografinë e madhe” që lidhet me dokumentin kryesor ligjor të federatës. Por në fund do të bëjmë çmos që të arrijmë deri në përmirësimin e Statutit sepse praktika në shumë federata të tjera tregon se është mirë për vetë organizatën. Gjithçka në drejtim, Statut më i fortë - organizim më i mirë.

Në periudhën e kaluar keni pasur rezultate të shkëlqyera, ne jemi këtu për të kontribuar për ta ndjekur atë hap. Duke parë personat e përfshirë në proces, organizimin e takimeve të punës dhe temat që trajtojmë, nuk kam asnjë dyshim se do të mund të bëjmë një punë të madhe”.





   
   
Reprezentacioni A