Stanojkoviq: Jemi insistues, do të luftojmë për sukses

Publikuar më 13 Август, 2014 Deri më 21 vjet

Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë sonte në stadiumin kombëtar ‘Filipi i Dytë’ me fillim në orën 20:00 përballet me Izraelin në ndeshjen e parafundit të kualifikimeve për KE 2015.

Përfaqësuesja e shpresave të vendit e drejtuar nga Vujadin Stanojkoviq sot zhvilloi një seancë stërvitore relaksuese dhe me atmosferë pozitive realizon përgatitjet e fundit para sfidës me Izraelin. Në formacionin e përfaqësueses së Maqedonisë gjenden disa futbollistë të rrinjë të cilët duhet të dëshmohen në duelet kualifikuese dhe pritet të jenë bartës të lojës në ciklin e ardhshëm për kualifikim në një garë të madhe.


“Në jetë gjithmonë kanë kanë patur sukses luftëtarët, jemi insistues, e dijmë se askush nuk do të na dhurojë rezultatet dhe pikërisht për këtë jemi të gatshëm të luftojmë për të patur sukses. Mendoj se jemi në rrugë të mirë edhe pse kemi patur shumë probleme për shkak të lëndimeve dhe mos ardhjes të disa futbollistëve. Kjo përfaqësuese ka mbështetjen nga të gjithë dhe shpresoj se do të plotësojmë qëllimin tonë, e ai është që të luftojmë për rezultat pozitiv”, deklaroi ushtruesi i detyrës së seleksionuesit të përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Vujadin Stanojkoviq.





   
   
Reprezentacioni A