Stanojkoviç publikoi listën për futbollistët turneun kualifikues të U 19

Publikuar më 31 Октомври, 2017 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U 19 e Maqedonisë prej 8 deri më 14 nëntor në Shkup do të zhvillojë ndeshjet e turneut eliminator për kualifikim në raundin elitë të kualifikimeve të UEFA-së për Kampionatin Europian. Maqedonia është në grup me Belgjikën, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin. Seleksionuesi i përfaqësueses U 19 të Maqedonisë, Vujadin Stanojkoviq për ndeshjet që do të zhvillohen në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” do të llogarisë në këto futbollistë:

Portierë: Hritsijan Stevkovski (Skopje), Bllagojçe Ivanov (Sileks), Metodija Velkovski (Vardar);

Mbrojtës: Agron Rufati (Lokomotiv Zagreb-Kroaci), Antoni Mitrev (Balzan-Malta), Filip Antovski (Vardar), Todor Todorovski (Vardar), Filip Trajanovski (Haken-Suedi), Kiril Ristovski (Borec), Oliver Stoimenovski (Karabah-Azerbajxhan);

Mesfushorë: Marko Ferukoski (Ofenbah-Gjermani), Dimitar Mitrovski (Sporting Lisabon-Portugali), Jani Atanasov (Akademia Pandev), Enis Fazllagiq (Shkëndija), Stefan Bogdanovski (Spartak Trnava-Sllovaki), Darko Çurlinov (Keln-Gjermani), Elif Elas (Fenerbahçe-Turqi), Mile Todorov (Rabotniçki), Filip Stojçevski (Vardar);

Sulmues: Kristijan Trapanovski (Sllavia Pragë-Çeki), Bojan Miovski (Karabah-Azerbajxhan), Bojan Kolevski (Vardar);

Më 8 nëntor Maqedonia U 19 hap turneun përballë Zvicrës në orën 13:00, në të njejtin termin më 11 nëntor luajmë kundër Belgjikës, ndërsa duelin e fundit më 14 nëntor poashtu në orën 13:00 shpresat e vendit do ta zhvillojnë kundër Lihtenshtajnit. 



   
   
Reprezentacioni A