Publikuar më 08 Ноември, 2019 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja
U19 e Maqedonisë prej 13 deri me 19 nëntor do të zhvillojë turneun kualifikues
për fazën Elite të eliminatoreve për Kampionatin Europian.
Federata e futbollit të Maqedonisë është organizatore e turneut, ndërsa të rinjët e vendit tonë janë në grup bashkë edhe me Anglinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Luksemburgun.
Seleksionuesi i përfaqësueses U 19 të Maqedonisë, Goran Staniq për ndeshjen kualifikuese do të llogarisë në këta futbollistë:
Portierë: Matej Andov (Vardar), Kristijan Kitanovski (Vardar), Stefan Mitrev (Arau – Zvicër);
Mbrojtës: Georgie Jankullov (Zhelezniçar – Serbi), Bozhidar Mitrevski (Sileks), Aleksandar Gjurkovski (Vardar), Bojan Dimovski (Vardar), Vane Tasevski (ASD Nibiano – Itali), Angjello Nikollovski (Kit Go);
Mesfushorë: Agon Elezi (Skënderbeu – Shqipëri), Jeton Dauti (Sent Gallen – Zvicër), Arbi Vosha (Makedonija GJ.P), Ivan Nikolov (Ak.Pandev), Vlada Novevski (Vojvodinë – Serbi);
Sulmues: Metodi Maksimov (Rabotniçki), David Toshevski (Rabotniçki), Edis Spahiu (Shkëndija), Suhel Muharemi (FC Shkupi), Ersan Hajdari (Arau – Zvicër), Abdulvahit Murati (FC Shkëndija);
“Me padurim presim startin e turneut kualifikues për fazën Elite të eliminatoreve për Kampionatin Europian. Disponimi në përfaqësuesen tonë është pozitiv edhe pse kemi pasur probleme në lidhje me disa lojtarë të lënduar. Besoj te djemtë të kemi në dispozicion dhe pres djemtë të japin maksimumin në të gjitha tre ndeshjet. Grupi është shumë i vështirë, ndërsa dëshmi për këtë është fakti se Anglia dhe BeH me këto gjenerata ishin pjesë e Kampionatit Europian për futbollistë të moshës deri 17 vjeç. Mirëpo, pa marrë parasysh këndërshtarët, qëllimi ynë është të prezantohemi sa më mirë që mundemi dhe të presim shansin tonë për rezultat pozitiv”, deklaroi seleksionuesi i Maqedonisë U19, Goran Staniq.
Ndeshjen e parë të turneut parakuailfikues Maqedonia U19 do ta zhvillojë kundër B e H me 13 nëntor me fillim në ora 13:00. Më 16 nëntor (ora 13:00) Maqedonia U19 do të përballet me Anglinë, ndërkohë me 19 nëntor (ora 13:00) kundërshtar i ”verdhekuqve” do të jetë Luksemburgu.
Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” pranë objektit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë.