Stadiumi në Prilep i dorëzohet vetëqeverisjes lokale

Publikuar më 10 Август, 2020 Lajme

FFM vendosi terren të ri dhe ndriçim në stadiumin në Prilep.

Përfaqësues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë kanë kryer procesin e pranim-dorëzimit me Komunën e Prilepit, pas përfundimit të plotë të punëve infrastrukturore në stadiumin "Goce Dellçev" në Prilep, të kryera nga FFM. Sipas marrëveshjes, tani stadiumi kalon në tërrësi në kompetencë të Komunës së Prilepit.

Federata e Futbollit të Maqedonisë me mjete të programës "Hat-Trick" të UEFA-së ka finansuar vendosjen e komplet terrenit të ri bashkë me nënshtresën dhe me sistem modern për kullim e ujitje, si dhe sistem kompelt të ri për ndriçim që tashmë mundëson zhillim të ndeshjeve nën dritat e prozhektorëve. Funksionaliteti i prozhektorëve u testua nga ana e investitorëve dhe mbikqyrësit të punëve, ndërsa vlerësimi është se plotësohen kushtet për zhvillimin e ndeshjeve në termin të natës.

Në marrëveshjen me komunën e Prilepit, komuna duhet të ndërtojë trafo-stacion të veçantë për shfrytëzimin e sistemit të ri për ndriçim në stadiumin "Goce Dellçev", ndërsa dashamirët e futbollit shpresojnë se për afat sa më të shkurtër kohor vetëqeverisja lokale të kryejë pjesën e saj të punës në lidhje me tribunat dhe hapsirat nën tribuna, për të fituar stadiumi më në fund pamjen e tij të vërtetë.



   
   
Reprezentacioni A