Publikuar më 30 Јуни, 2015 në Lajme
Vendimin e solli Komiteti Ekzekutiv i Unionit Evropian të futbollit në mbledhjen e zhvilluar në Pragë, ndërsa në press konferencë e kumtoi Xhani Infantino, Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-së.
Shkupi në gusht të vitit 2017 do të jetë vendas i dy ekipeve më të mira në Kupat Evropiane që do të paraqesë mirënjohje të madhe për futbollin e Maqedonisë dhe Federatën e futbollit të Maqedonisë që marrin organizim historic të një ngjarje të madhe të futbollit evropian.
UEFA në Federatën e Futbollit të Maqedonisë fiton partner i cili me përkushtim do të punojë për organizimin e ngjarjes më të madhe sportive dhe futbollistike që ndonjëherë Maqedonia ka organizuar.
Si një prej ambasadorëve më të mëdhenj të vendit tonë, promovues të lojës korektë, të kyçjes sociale dhe shoqërore, promovues të shëndetit dhe edukimit në shoqërinë tonë, bashkarisht kemi mundësi të papërsëritshme për të treguar çfarë rëndësie ka futbolli në vendin tonë.
“Shkupi është qyteti i parë nga rajoni që merr organizimin e një ndeshje të këtillë prestigjioze, që paraqet nder, por edhe përgjegjësi të madhe. Super Kupa është ngjarje që do të jetë impuls i madh dhe motivim për zhvillimin e futbollit në vendin tonë, gjithsesi edhe në rajon, njëkohësisht mundësi e shkëlqyeshme për Maqedoninë që të promovohet dhe afirmohet para opinionit botëror. Me marrjen e besimit për të organizuar ngjarjen që ndiqet nga miliona njerëz në gjithë botën, organizata jonë shndrohet në mbrojtës të identitetit kombëtar dhe jemi krenar që UEFA identifikon përkushtimin tonë për futbollin dhe gatishmërinë të jemi organizatorë të shkëlqyeshëm të ngjarjes së madhe të futbollit”, deklaroi presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski
Me kandidaturën e zyrtare të FFM-së të dorëzuar për Euro 2020, si vend i vetëm nga ish-Jugosllavia, organizata jonë vërtetoi seriozitetin për të qenë vendas të ngjarjes së madhe sportive, ndërsa me marrjen e besimit për të organizuar Super Kupën e Evropës, Federata e Futbollit të Maqedonisë konfirmoi se sa serioz ishte projekti për të qenë një prej vendasve të Kampionatit Evropian të vitit 2020. FFM cek rolin e rëndësishëm të qytetit të Shkupit dhe institucioneve qeveritare në ndërtimin e përgjigjeve organizative në përballjen gjatë sfidave të kandidatëve.
“Për kandidaturën tonë kishim koncenzus dhe mbështetje maksimale nga qytetit i Shkupit, Qeveria dhe institucionet shtetërore. Te ata gjetëm partner që dëshiron të marrë pjesë në një prej ngjarjeve më të mëdha që nga mvetësimi i Maqedonisë, ngjarje që do të sjellë numër të madh të dobive afatshkurte dhe afatgjata për vendin tonë, për ekonominë dhe për futbollin tonë”, shtoi Gjorgjioski.
Gara nën organizimin e UEFA-së filloi të mbahet prej vitit 1973. Milani është ekipi më i suksesshëm me 5 tituj të fituar. Në gusht të këtij vitit, Barcelona dhe Sevilja do të përballen për trofeun e Super Kupës në Tbilisi të Gjeorgjisë. Prej kur UEFA vendosi që Super Kupa most ë luhet vetëm në Monako si që ishte traditë më parë, e njëjta në vitin 2014 u mbajt në Kardif të Uellsit dhe në vitin 2013 në Pragë të Çekisë.
Super Kupa e Evropës në Shkup do të bashkojë gëzimin që bart futbolli.