Spektakël fustalli në Shkup! Rikardinjo para publikut në Maqedoni

Publikuar më 29 Ноември, 2016 Lajme, Fustsall


Federata e futbollit të Maqedonisë prej 5 deri më 7 dhjetor është organizator i turneut të futsallit në të cilin do të marrin pjesë përfaqësueset më të mira të Maqedonisë, Portugalisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Ndeshjet do të luhen në palestrën sportive “Boris Trajkovski”. Një biletë bllok për të tre ndeshjet kushton vetëm 100 denarë dhe tani më janë lëshuar në shitje përmes rrjetit shitës mktickets.

Në Shkup si pjesë e përfaqësueses së Portugalisë do të arrijë edhe i famshmi Rikardinjo, virtuozi i futbollit në sallë që ka lartësi prej vetëm 164 centimetrave dhe që madhështia e të cilit nuk ka të bëjë me lartësinë e tij, por nga akrobacionet dhe mjeshtëritë që din t’i prodhojë në teren.

Nëse deri tani nuk e keni parë njërin prej futbollistëve më të mirë të futsallit në botë në turneun në Shkup keni mundësi të rrallë për të njoftuar mjeshtërin Rikardinjo, mjeshtrin e vërtetë të futsallit.

Biletat mund të blihen përmes rrjetit elektronik http://ëëë.mktickets.mk/ ose në vendet e shitjes të shënuara më poshtë:

QTQ Jugoton kati i parë, Salla Univerzale –Shkup; Tobaki-MPM Pres; Tobako Gogi-Draçevë; Tobako Drvodekor; Tobako 2-Shkupjanja; Nju Tobako-Ohër; Netpun Stadium; Neptun City Mall; Neptun Aerodrom, Neptun në gjithë Maqedonisë, Strumicë, Kavadar, Gjevgjeli, Veles, Kumanovë, Gostivar, Strugë, Ohër, Koçani dhe Shtip;

Orari i ndeshjeve:

5 dhjetor ora 18:00: Maqedoni-Bosnjë e Hercegovinë

6 dhjetor ora 17:00: Portugali-Bosnjë e Hercegovinë

7 dhjetor ora 17:00: Maqedoni-Portugali



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A