Publikuar më 05 Март, 2015 në Lajme
Njeriu i parë i futbollist të Maqedonisë tha se bashkëpunimi me trupin shtetëror për sport patjetër të jetë në nivel të lartë kur janë në pyetje projketet e rëndësishme me qëllim realizimit më të mirë dhe kualitativ të të njëjtave. Një prej projekteve të cilit duhet ti kushtohet vëmendje e veçantë është Akademia e futbollit të FFM-së.
“Agjencia për Rini dhe Sport është partner i ynë, bashkarisht përmes Akademisë së futbollit vëndosim bazën për zhvillimin e futbollit te të rrinjtë. Bëjmë tentime të mëdha të realizojmë projektin për Akademinë e futbollit në mënyrën e vërtetë dhe bashkarisht tu gëzohemi futbollistëve të ri që do t’i zhvillojmë në të ardhmen. Gjithë ne punëojmë për qëllim të njëjtë, të përkushtuar të arrijmë suksese dhe unë shpresoj se edhe futbollistët e ri në Akademi përmes programit mësimor ndajnë qëllime të njëjta. Me kushtet që kemi mundësuar, me mbështetjen e UEFA-së përmes programës për zhvillim dhe mbështetjen e ARSM-së vlerësoj se këta djem të rinj kanë mundësi të papërsëritshme të arrijnë suksese në futboll”, deklaroi presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski.
“Në emër të Agjencisë për Rini dhe Sport dua të porosis së gëzohemi në krijimin e përbashkët të një të ardhmje më të mirë për futbollin e Maqedonisë. Institucionet të cilat i drejtojmë janë të afta për të mbështetur projektet e rëndësishme në futbollin tonë, prej ndërtimit të infrastrukturës deri te puna me kategoritë e reja. Vërtetim për punën e mirë që bën FFM-ja është Akademia e futbollit. Krijojnë kushte të shkëlqyeshme, ndërsa këtë periudhë për herë të parë do të marrin pjesë në një turne ndërkombëtar në Qipro. Nëse e ndajmë përgjegjësinë dhe të jemi të fokusuar në projketet, jemi të sigurtë se mund të sigurojmë të ardhme të mirë për sportin tonë, posaçërisht për futbollistët më të rinj. Shoqëria dhe besimi i ndërsjelltë që e fitojnë futbollistët e rinj është një përfitim i madh nga ky lloj i projekteve dhe shpresoj që edhe ata kanë kuptuar seriozitetin e këtyre aktiviteteve. Do të ishim të gëzuar kur në një të ardhme të afërt do të ishim konkurencë edhe për përfaqësuesen A të Maqedonisë”, deklaroi drejtori i ARSM-së, Marjan Spaseski.
Presidenti i FFM-së prezantoi projektin për rekonstruimin e njërit prej tereneve në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’. FFM-ja tani më ka nisur me rekonstruimin e njërit prej dy tereneve me bar natyral. Stadiumi i rikonstruar parahsihet të plotësojë standardet e kategorisë 2 të UEFA-së, ndërsa koj nënkupton se do të plotësojë kriteriumet për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare për kategoritë e reja të ekipeve kombëtare, përfshi përfaqësuesen U 21, ndërsa gjithashtu mund të luhen edhe ndeshje të xhirove parakualifikuese të UEFA-së për kupat evropiane. Stadiumi i ri do të ketë kapacitet prej 1 500 shikuesve, do të ndërtohet tribunë e re, xhveshtore të reja, hapsira dhe zyra për persona zyrtarë, qendër modern për fitnes dhe hapsira për miq zyrtarë dhe delegacione të huaja.