Sonte në orën 20:45, Lihtenshtajn-Maqedoni

Publikuar më 24 Март, 2017 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë sonte në teren mysafir kundër Lihtenshtajnit do të zhvillojë ndeshjen e pestë të eliminatoreve për kualifikim në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”. Ekipi më i mirë nacional kishte përgatitje të suksesshme para kësaj ndeshje, ndërsa në atmosferë pozitive pritet të vijnë edhe pikët e para, pas katër humbjeve të pafata. Reprezentuesit nuk ikin nga roli i favoritit, mirëpo janë të bindur atë ta dëshmojnë sonte në teren, ku do të hyhet me angazhim maksimal dhe pa nënçmim për kundërshtarin.

“Të gatshëm presim ndeshjen e sontshme kundër Lihtenshtajnit. Kemi punuar mirë këto ditë, kemi super atmosferë dhe besojmë se me një qasje të vërtetë do të zhvillojmë ndeshje të mirë nga e cila presim tre pikë. Duhet të funksionojmë si ekip, të jemi të bashkuar, të ndihmojmë njëri tjetrin dhe të realizojmë atë që kemi punuar dhe çka kërkon stafi teknik prej neve. Nëse realizojmë këtë, besoj se pikët do të na takojnë neve”, shprehet mbrojtësi i përfaqësueses A, Vanço Shikov.

Ndeshja Lihtenshtajn-Maqedoni luhet sonte (24 mars) në Vaduz, me fillim në orën 20:45 minuta.



   
   
Reprezentacioni A