Publikuar më 30 Март, 2015 në Lajme, Deri më 21 vjet
Edhe pse pa 6 futbollistë standard (Bardhi, Velkovski, Radevski, Babunski, Nikollov dhe Sulejmanov) përfaqësuesja e drejtuar nga Bllagoja Milevski zhvilloi ndeshje të shkëqyeshme kundër përfaqësueses vendase të Sllovenisë e cila është shumë më mirë e renditur në ranglistë. Filip Pivkovski në minutën e 42-të shënoi golin për epërsi të Maqedonisë. Në pjesën e parë moment për të veçuar ishte edhe minuta e 11-të kur Maqedonia kishte mundësi të shkëlqyeshme për të shënuar me anë të Valmir Nafiut, kur futbollisti i APOEL-it doli i vetmuar para portës vendase, mirëpo nuk pati fat të realizojë. Në vazhdim të ndeshjes futbollistët sllovenë me anë të rezervistit Alen Ozhbolt në minutën e 74 arritën të barazojnë, duke vendosur rezultatin përfundimtar 1:1.
Sllovenia U 21: 12. Gregor Zabert, 11. Domen Çrnigoj, 4. Leo Ejup, 5. Jon Gorenc Stankoviq, 3. Jure Balkovec, 9. Gregor Bajde, 16. Leo Shtulac, 7. Nik Kapun, 14. Rudi Vançash Pozhek, 10. Miha Zajc, 6. Qenan Bajriq.
Maqedonia U 21: 1. Dejan Iliev, 2. Filip Ristovski, 3. Angelçe Timovski (Imeri 80’), 4. Visar Musliu, 5. Gjoko Zajkov, 7. Jasir Asani (Denkovski), 8. Burhan Mustafov (Çeshmexhiev 70’), 9. Valmir Nafiu (Kostadinov 84’), 10. Daniel Avramovski (Angelov 55’), 11. Filip Pivkovski (Markovski 72’), 19. Besir Demiri.