Publikuar më 23 Март, 2016 në Lajme
Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka humbur me rezultat 1:0 nga Sllovenia në ndeshjen kontrolluese të zhvilluar në stadiumin Bonifika në Koper. Maqedonia u kanos e para më seriozisht drejt portës së sllovenëve përmes futbollistit më të mirë Pandev në minutën e 8-të, pas aksionit të shkëlqyeshëm nga ai dhe Trajkovski. Sllovenia lëshoi rast shumë të mirë për gol në minutën e 18-të, mirëpo Bezjak nuk u gjet si duhet në përfundim. Në pauzë u shkua pa gola, mirëpo me mjaft lojë të hapur dhe disa mundësi të mira për të shënuar nga të dyja palët. Në vazhdim mundësinë e parë e kishte Maqedonia me anë të Trajkovskit në minutën e 56-të, mirëpo goditja e tij u kontrollua pa problem nga portieri kundërshtar. Dy minuta më vonë Sllovenia shënoi golin e epërsisë. Bezjak goditi, ndërsa Dimitriovski u pa i dorëzuar. Ma vonë u tregua që ai gol të ishte vendimtar për vendasit në fitoren e kësaj miqësoreje. Pas golit të pranuar, të përzgjedhurit e seleksionuesit Angellovski shtypën më shumë, kishin iniciativën, krijua disa mundesi përmes Trajkovskit dhe Jahoviqit, mitëpo pa efekt.
SLLOVENI –MAQEDONI 1:0 (0:0)
1:0 Roman Bezjak
SLLOVENIA: Jan Obllak, Cezar Boshtjan, Alash Struna (Miral Samarxhiq), Nejc Skubic, Bojan Jokiq, Rene Krhin (Bllazh Vehovec), Jasmin Kurtiq, Miha Zajc (Enej Jeleniq), Benjamin Verbiq, Josip Iliçiq (Valter Brisa), Roman Bezjak (Milivoje Novakoviq);
Seleksionues: Sreçko Katanec
MAQEDONIA: Stole Dimitrievski, Nikolla Gligorov (Mite Cikarski), Agim Ibraimi (Adis Jahoviq), Goran Pandev (Ilija Nestorovski), Kire Ristevske, Stefan Ristovski (Goran Siljanovski), Vançe Shikov, Ostoja Stepjanoviq, Aleksandar Trajkovski, Ivan Triçkovski (Armend Alimi), Leonard Zhuta (Jovan Kostovski);
Seleksionues: Igor Angellovski
Arbitër kryesor: Milodrag Mazhiq