Publikuar më 05 Февруари, 2015 në Lajme, Fustsall
Seleksionuesi i Maqedonisë Vasko Skenderovski thotë se përballjet me Gjoergjinë janë të fundit para fillimit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian dhe nuk ka më vend për eksperimente. Për shkak të lëndimit në formacionin e Maqedonisë në duelet më Gjeorgjinë do të mungojnë Adrijan Micevski dhe Ilço Udovaliev. Në vend të portierit Udovaliev është ftuar Vlado Iliq nga KFV Bixho.
"Ndeshjet kundër Gjeorgjisë do të jenë testi jonë i fubdit para fillimit të ndoshta kualifikimeve më të rëndësishme për kualifikim në një garë të madje që nga formimo i përfaqësueses tonë të futallit. Në mes të muajt të ardhshëm do ti fillojmë kualifikimet për Kampionatin Evropian, hapsirë për kohë për eksperimente nuk ka më. Kjo don të thotë se lojtarët të cilët do të paraqiten në këto dy ndeshje me Gjeorgjinë do të bartin barën edhe në përballjet kualifikuese kundër Hungarisë, Zvicrës dhe Spanjës. Të lënduar janë Micevski dhe Udovaliev dhe nuk do të rresikojmë me paraqitje të tyre në testet me Gjeorgjinë. Përfaqësuesja mysafire është kundërshtar i duhur, stilin e lojës në dy vitet e fundit pas ardhjes së seleksionuesit të ri shumë është i ngjashëm me atë hungarez, ndërsa për ne kjo ka rëndësi të madhe pasi Hungaria do të jetë ndeshja jonë më e rëndësishme në kualifikime. Gjeorgjia në parakualifikime ishte më e mirë se Zvicra, e cila gjithashtu është në grupin tonë kualifikues për KE 2015. Do të provojmë Disa variante taktike, mirëpo rezultati gjithashtu do të jetë i rëndësishëm. Shkojmë në fitore për të rritur vetëbesimin dhe për të vazhduar trendin e rezultateve pozitive" deklaroi seleksionuesi Vasko Skenderovski.
Ndeshjen e parë në palestrën e vogël të qendrës sportive "Jane Sandanski" e luajmë të hënën në orën 20:15, ndërsa në të njëjtën kohë luhet edhe takimi i dytë të martën.